Linda Salihu
Magjistër e shkencave të pedagogjisë
Lindi në maj të vitit 1970 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik – Dega e Pedagogjisë e kreu në Prishtinë më 1993. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 2000 me temën:”PUNA ME NXËNËS QË PËRPAROJNË ME VËSHTIRËSI NË MËSIMIN ELEMENTAR TË MATEMATIKËS (ME VËSHTRIM TË VEÇANTË NË SHKOLLAT FILLORE TË KOMUNËS SË MITROVICËS)”. Mr. Linda Salihu që nga viti 1994 filloi të punonte si asistente në Degën e Pedagogjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Tash është ligjëruese e metodikës I dhe II dhe e Metodikës së punës me fëmijë me nevoja të veçanta dhe metodika e punës së pedagogjike shkollore, punon edhe si hulumtuese e të drejtave të fëmijëve. I ka disa publikime.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.