← Shfleto

Liman Matoshi

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1947 në Gmicë të Kamenicës(Dardanë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Normalen) në Gjilan, kurse Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë më 1973. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare ku edhe magjistroi në Prishtinë në nëntor të vitit 1976 me temën: ”POEMA E SOTME SHQIPE”. Mr. Liman Matoshi doktoroi në Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”STRUKTURA E POEZISË SË SOTME SHQIPE”. Dr. Liman Matoshi u zgjodh asistent i lëndës Letërsia e sotme shqipe - në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i Letërsisë Bashkëkohor Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku ka qenë edhe prodekan i këtij fakulteti. Ka të botuara 20 punime shkencore dhe ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore me kumtesa.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.