← Shfleto

Lekë Matranga

Klerik – përkthyes

Lindi më 1567 në Horë të Arbreshëve (Sicili). Leka rrjedh nga një familje e ardhur nga Himara, mësimet e para i kreu në vendlindje. Ky është një nga priftërit e parë që Studimet fetare i kreu në Kolegjin fetar të Shen Athanasit në Romë. ishte meshtar në fshatin e tij. Banorët e Horës ishin shqipëtarë nga Konispoli e fshatrat për rreth. Me 1488 nga Konispoli u larguan shumë shqiptarë të cilët u vendosën në Palermo. Të shtyrë nga një ndjenjë e thellë patriotike dhe atdhedashurije, ata komunikuan në gjuhën shqipe. Për tu ardhur në ndihmë bashkfshatarëve të cilët “Kataklizmen” (e besueme e krishtere-chraestarae) nuk e kuptonin në gjuhën e huaj. Lekë Matranga e përktheu ate në Gjuhën Shqipe, ky përkthim u botua në Romë më 1592 me një leksik afër 450 fjalë dhe ka 28 faqe. Kjo është e para vepër pas “Mesharit” të Gj. Buzukut, shkruar në alfabetin latin, por që mbart tiparet e të folmes së Konispolit dhe zonës për rreth saj. Ajo ruan togjet e bashkëtinglloreve “gl” dhe “kl” dhe ndrrimin e “y “ në “ i” etj. Vepra ka vlera sepse janë vargjet e para të shkruara në Gjuhën Shqipe. Në hymje të vepres L. Matranga e ka shkrua një vjershë në Gjuhën Shqipe me varg 11 rrokësh dhe me thekse fundore e pafundore. Vepra është e mbushur me greqizma e italizma, por deshmon ashtu si “Meshari” ekzistencën e një tradite të shkrimit shqip në veri dhe në jug të Shqipërisë. Kjo vepër e L. Matrangës ka një vlerë të theksuar shkencore për historinë e Gjuhës Shqipe. Ai vdiq në vendlindje më 1619 në Itali.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.