Lejla Haxhiu-Pula
Magjistër e artit muzikor – pianos
Lindi më 1959 në Beograd. Shkollën fillore dhe të mesmen të (muzikës) e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Arteve-Drejtimi muzikë - e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Akademinë e Muzikës në Beograd, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1986 me temën: ”KONCERT SOLISTIK PËRFUNDIMTARR. SHUMAN, F.CHAPIN”(sr). Mr. Lejla Haxhiu-Pula së pari punoi si mësimdhënëse e pianos në Shkollën e Muzikës të Prishtinës, më 1981 u zgjodh asistente e Pianos në Fakultetin e Arteve-Dega e Muzikës në – Prishtinë, ku arriti deri te prof. inordinar i pianos në këtë fakultet. Ka organizuar shumë koncerte - në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.