← Shfleto

Lefter Daku

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në nëntor të vitit 1963 në Radomirë të Kalasë së Dodës. Mësimet e para dhe të mesmet i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Tiranë më 1987. Kreu një specializim katërmuajsh në Universitetin e Glloshovës të Skocisë, mandej specializoi në Universitetin e Amsterdamit (Holandë). Pas specializimeve shkoi në Amerike edhe u doktorua më 1995 në Universitetin e Virgjinias, dhe mori gradën “Doktor i shkencave të ekonomisë”. Dr. Lefter Daku punoi si pedagog në Fakultetin e Ekonomisë dhe në Universitetin e Bujqësisë në Tiranë, ku mbante leksione të lëndës së statistikës. Aktualisht jeton dhe punon në Amerikë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.