← Shfleto

Lazim Maksuti

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi në shkurt të vitit 1949 në Karaçevë të Epërme të Kamenicës (Dardanës) Shkollën fillore e kreu në Rogoçicë, kurse të mesmen (Normalën) në Gjilan. Fakultetin Filozofik-Dega e historisë e kreu në Prishtinë më 1972. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në qershor të vitit 1977 me temën: ”ZHVILLIMI EKONOMIK I PRISHTINËS (SHEKULLI XIX DHE FILLIMI I SHEKULLIT XX1912)”. Mr. Lazim Maksuti në fillim punoi në Arkivin e Kosovës në Prishtinë, mandej si prof. i historisë në Shkollën Ekonomike të Prishtinës e prej vitit 1991 punon si udhëheqës i shkollës shqipe në Zvicër, mandej punoi në Ndërmarrje të ndryshme ushqimore në Cyrih. Ka hulumtuar në shumë arkiva, e biblioteka të Evropës. Ka 10 punime profesionale. Mori pjesë në tribuna shkencore (5), Punon dhe jeton në Zvicër.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.