← Shfleto

Lavdie Çobaj

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në shtator të vitit 1956 në Patos. Shkollimin fillor dhe të mesmin i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1979. Po në këtë fakultet edhe u doktorua në vitin 1994 me temën: ”BIOSTRATIGRAFIA E DEPOZITIMEVE TË KATEVE BURDIGALIAN-LANGLURIAN-TORTONIAN NË BAZË TË MONOFOSILEVE GËLQERORE NË ZONEN JONIKE TË ULTËSIRES PANADRIATIKE TË SHQIPËRISË”. Dr. Lavdie Çobaj ka punuar si mikropaleontologe në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier. Specializoi për mikrofaunë, u specializua për Nanoplanktonet në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier. Punoi për deshifrimin biostratigrafik të depozitimeve të tortonaianit në Ultësirën e Panadriatikut të miocenit dhe përcaktimin e nanoplanktoneve. Rezultatet e studimit i ka paraqitur në referate e në raporte të ndryshme.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.