← Shfleto

Laureta Shabani – Bezhabi

Doktor e shkencave të natyrës – mikrobiologjisë

Lindi në korrik të vitit 1963 në Tiranë. Shkollimin e fillor, të mesmin dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës – Dega e Biologjisë e kreu në Tiranë më 1986. Pas një përvoje në fushën e biologjisë doktoroi në FShN – Dega e Biologjisë (Mikrobiologji) në Tiranë në dhjetor të vitit 1994 me temën:”STUDIMI I MIKROFLORËS SË FERMENTIMIT LAKTIK, IZOLIMIT – IDENTIFIKIMIT DHE VLERËSIMI I STOMEVE TË BAKTERIORELIKTIT PËR PËRDORIM PUBLIK” Dr. Laureta Shabani – Bezhani ka bërë specializim në Bari e Trieshtë të Italisë. Ka disa punime shkencore të botuara. Ka marrë pjesë në 5 projekte si dhe ka një tekst universitar të botuar nga lëmi i Mikrobiologjisë. Ka marrë pjesë në disa tubime e simpoziume shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.