← Shfleto

Kurtesh Saliu

Doktor i shkencave juridike

Lindi më 1940 në Shtimje. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Lipjan, të mesmen (Normalen) e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Juridik më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1973 me temën:”FEDERALIZMI TE NE DHE NË BOTË”(kr). Mr. Kurtesh Saliu doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në qershor të vitit 1977 me temën: ”ASPEKTET E REALIZIMIT TË AUTONOMISË SË KSA TË KOSOVËS NË SISTEMIN TONË KUSHTETUES – JURIDIK”. Ishte doktori i parë i shkencave Juridike që doktoroi në këtë fakultet. Dr. Kurtesh Saliu së pari punoi si mësues, mandej u zgjodh asistent i lëndës E drejta kushtetuese në Fakultetin Juridik të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë delegat i Kuvendit të RFSJ, kryetar i Gjyqit Kushtetues të Kosovës, kryetar i Komisionit për Judikaturë të Dhomës Federative të Kuvendit të RSFJ-së dhe dekan i Fakultetit Juridik të Prishtinës. Ka të botuara 60 punime shkencore dhe një tekst universitar. Ka marrë pjesë në tubime ndërkombëtare në Paris, Moskë, Varshavë, Sofje dhe Pragë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.