Kurtesh Purrini
Doktor i shkencave të bujqësisë
Lindi më 1936 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Beograd më 1960. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit, ku edhe doktoroi në dhjetor të vitit 1970 me temën: ”ETNOFAUNA E LIVADHEVE, JONXHISHTAVE DHE REGJIONI I PJESËS PERËNDIMORE TË KRAHINËS SË KOSOVËS”(kr). Dr. Kurtesh Purrini së pari punoi si mësimdhënës inxh. i agronomisë në Shkollën Bujqësore të Prishtinës, mandej në Institutin e Bujqësisë dhe Blegtorisë në Pejë, në Fabrikën e Birrës në Pejë. Dr. Kurtesh Purrini ka qenë i përndjekur politik nga pushteti serbokomunist, si doktor shkence pak kohë punoi në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës, prej ku e larguan nga puna, mandej shkoi në Gjermani dhe u punësua në Institutin e Bujqësisë në Frankfurt, prej aty shkoi në Tanzani si hulumtues shkencor ku punoi deri më 1989 prej Tanzanije u kthye i infektuar dhe vdiq në Gjermani më 1989 ku pas 6 muajsh ju kanë sjellë eshtrat në vendlindje ku pushon afër prindërve në varrezat e qytetit të Pejës (të dhënat i dha i vëllai Beqir Purrini i lindur me 1933 në Pejë).
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.