← Shfleto

Kujtim Rrahmani

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1968 në Lladovc të Podujevës (Besianë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Podujevë. Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe magjistroi me temën:”?“. Mr. Kujtim Rrahmani doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 2001 me temën: ”FUNKCIONI INTERTEKSTUAL DHE ORALITETI I E. KOLIQIT, M. KUTELIT E A. PASHKUT“. Dr. Kujtim Rrahmani merret me shkrime si poezi, ese dhe kritika letrare. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës në Sektorin e Folklorit dhe ka të botuara 4 vepra.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.