Kujtim Onuzi
Doktor i sjkencave të gjeologjisë
Lindi në shkurt të vitit 1955 në Elbasan. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë. Po në këtë fakultet doktoroi më 1995 me temën: ” GJEOLOGJIA E EOFIOLITEVE NË SHQIPRINË JUGLINDORE (KOMPLEKSET OFIALITIKE TË VOSKOPOJËS, VALLAMARËS DHE TË MORAVËS)”. Dr. Kujtim Onuzi së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Rubikut, specialist në Ndërmarrjen Gjeologjike të Tiranës, ku ishte shef i Departamentit të Gjeologjisë. Specializoi për hartografinë Gjeologjike në Austri. Ka bërë kërkim-zbulime për bakrin. Ka botuar 3 harta gjeologjike në Gjermani dhe një hartë metalogjenike të Shqipërisë. Ka artikuj e kumtesa të paraqitura në simpoziume.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.