Kristo Floqi
Doktor i shkencave juridike
Lindi më 1876 në Korçë. Mësimet e para i mori në vendlindje të mesmet dhe universitare në Athinë. Pas shkollimit ushtroi detyra të ndryshme në Avokati dhe gjykata shtetërore si në Vlorë, Durrës, Korçë, Shkodër e Tiranë. Ndërkohë Kristo Floqi u mor me krijimtari letrare dhe është njëri ndër krijuesit më produktivë të kohës së vet, me poezi, prozë e sidomos në dramaturgji. Më 1899 doktoroi në shkencat Juridike, dhe disa vjet punoi si avokat në Greqi dhe Shqipëri. I ndjekur nga pushteti turk emigroi në SHBA ku atje formoi Federatën Shqiptare “Vatra”. Dr. Kristo Floqi ka botuar 4 drama, 7 përmbledhje poezish satirike, 16 komedi dhe 4 vepra juridike, por i kanë mbetur shumë vepra të pabotuara, pra Kristo Floqi ka 31 vepra të botuara. Vdiq në Tiranë më 1949.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.