Kozeta Vaso
Doktor e shkencave të natyrës – kimisë
Lindi në janar të vitit 1964 në Tiranë. Shkollimin fillor, të mesmin dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës – Dega Kimi i kreu në Tiranë, mandej doktoroi në të njejtin fakultet në Departamentin e Kimisë në Tiranë në qershor të vitit 1987 me temën: ”PREGATITJA E BOJRAVE ANRIKOROZIVE ME ALKYDE TË NAFTËS TË MODIFIKUARA ME AMBIENTE METALIK ANHIDRIKSTOLIK”. Dr. Kozeta Vaso është ligjëruese e Kimisë Organike për Stomatolog dhe drejtuese e laboratorit të Kimisë Organike, është anëtare e Shoqatës së Kimistëve shqiptarë, anëtare e Shoqatës Ballkanike të Mjedisit dhe korozionit. Ka qenë përgjegjëse e Departamentit të kimisë, zv. dekani dhe dekane FShN dhe rektore e Universitetit të Tiranës. Dr. K. Vaso ka 8 punime shkencore dhe ka marrë pjesë në 10 projekte shkencore dhe në disa simpoziume e konferenca shkencore në vend dhe jashtë vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.