← Shfleto

Kostandin Dollani

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në shtator të vitit 1943 në Vlorë, mësimet e para dhe të mesmet i kreu në vendlindje. Studimet i bëri në Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Fizikës në Tiranë, ku diplomoi më 1964. Specializimin e bëri në Institutin e Kërkimeve Bërthamore në Akademinë e Shkencave të Shangajit në Kinë (1965-67), doktoroi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Fizikës, më 1984 dhe mori titullin “Kandidat i Shkencave” e më 1987 “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” e më 1994 “Doktor i shkencave” e “Mjeshtër Kërkimesh” në vitin 2000 dhe “Drejtues Kërkimesh”- Profesor. Dr. Kostadin Dollani së pari punoi si asistent në Fakultetin të Shkencave –Dega e Fizikës (1964-71) mandej ligjërues në Katedrën e Fizikës. Ka qenë anëtar dhe kryetar i Këshillit Shkencor IFB dhe anëtar i Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes nga Rrezatimi, si dhe kryetar i këshillit në fjalë. Ka të botuara 30 punime profesionale e shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.