Kosta Barjaba
Doktor i shkencave të psikologjisë
Lindi më 1960 në Sopik, mësimet e para dhe tetvjeçaren i mori në vendlindje të mesmen në Konispol dhe Filozofinë në Universitetin e Tiranës. Më 1984 u emërua pedagog në Fakultetin e Shkencave PolitikoJuridike të Tiranës. Më pas ishte sekretar i Rinisë së Universitetit të Tiranës dhe pedagog në këtë universitet. Kosta Barjaba më 1989 mori gradën Kandidat i Shkencave të fushës së psikologjisë shoqërore-Sociologjisë. Kreu specializimet në Itali, Gjermani e Norvegji. Dr. K.Barjaba punon në Ministrinë e Punës dhe të Çështjes Sociale ku mori titullin “Profesor”. Ka të botuara studime nga Psikologjia.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.