← Shfleto

Kopi Kyqyku

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi më 1941 në Pogradec, ku e kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1965, po aty doktoroi me temë nga historia. Dr. Kopi Kyqyku së pari punoi si inxh. i gjeologjisë në Ndërmarrjen Gjeologjike të Pogradecit, mandej zëvendëskryetar i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit të Pogradecit. Punoi si pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Më 1990 ka mbrojtur disertacionin nga Historia dhe ka marrë gradën shkencore “Doktor i shkencave”. Dr. Kopi Kyqyku punoi si gjeolog në kërkim-zbulimin e xehes së hekur-nikelit. Rezultatet e kërkimeve i ka paraqitur në raporte pune.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.