Kolë Mirdita
Doktor i drejtësisë
Lindi në dhjetor të vitit 1900 në Shkodër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje në Seminarin Françeskan në Degën Tregtare. Studimet i filloi në Fakultetin Filozofik të Gracit - por i kreu dy vjet. Pasi i dinte ligjet, e ndërroi fakultetin me atë të jurisprudencës që e kreu me sukses më 1928 dhe në qershor të atij vitit doktoroi në Grac (Austri). Dr. Kolë Mirdita më 1926 u kthye në atdhe dhe u caktua në Ministrinë e Drejtësisë, u emërua përgjegjës për revistën “Jurisprudenca Shqiptare”. Dr. K. Mirdita është marrë edhe me shkrime. I shkroi 11 tregime, 7 vjersha, 2 drama. Më 1932 u sëmur nga sëmundja e mushkërive (TBC) dhe vdiq më 1936.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.