← Shfleto

Kolë Krasniqi

Magjistër i shkencave juridike

Lindi në nëntor të vitit 1961 në Gllaviçicë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin në Pejë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1985, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe praktikën në Entin Ndëshkimor Përmirësues të tipit të hapur Valtura në Valturë të Kroacisë dhe magjistroi në Zagreb në korrik të vitit 1992 me temën: ”ROLI I ENTEVE NDËSHKUESE – PËRMIRËSUESE TË TIPIT TË HAPUR NË RISOCIALIZIMIN E PËRSONAVE TË DENUAR DHE NË PENGIMIN E KRIMINALITETIT”. Mr. Kolë Krasniqi mori titullin magjistër i shkencave Juridiko-Penale punon në Pejë si jurist. Më 1994 u punësua si praktikant gjyqësor në Gjykatën Supreme të Vjenës në Austri dhe tash punon në një zyrë të avokatisë në Vjenë. Ka të botuara 3 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.