← Shfleto

Kolë Ashta

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1918 në Shkodër. Shkollën fillore dhe gjashtë klasë të gjimnazit i kreu në vendlindje. Studimet filologjike i kreu në Universitetin e Romës, ku më 1942 u diplomua si “ Doktor në filozofi”. Gjatë viteve të dyzeta emrin e Kolë Ashtes e takojmë në revistat e shumta të shtetit Shqiptar si në “Hylli i Dritës”… e tj. Në fillim kishte studime letrare e më vonë edhe studime etimologjike në fushën e gjuhës shqipe, sidomos të gjuhës së shkrimtarëve të vjetër prej Buzukut e deri te L. Matrënga. Dr. Kolë Ashta punën filloi në Institutin e Studimeve Shqiptare në Tiranë, mandej si prof. në Berat, Elbasan, Tiranë dhe Shkodër. Dr. Kolë Ashta shkroi “Leksikonin historik të gjuhës shqipe” në katër vëllime ( I, II, III.IV). Dr. K. Ashta vdiq në vendlindjen e dashur (Shkodër) më 1997.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.