← Shfleto

Klementina Puto

Doktor e shkencave të natyrës – biologji – kimi

Lindi në qershor të vitit 1960 në Gjirokastër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Agronomisë e kreu në Universitetin e Kamzës-Tiranë më 1983, mandej e kreu Fakultetin e Shkencave të Natyrës Dega Biologji në Gjirokastër më 1993. Kreu një kualifikim në Universitetin e Janinës (Greqi). Më 1998 kreu studimet pasuniversitare në drejtimin Botanikë-Biodiversitet dhe Evolucion dhe mori gradën “Mastër” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Tiranë. Më 1999 u doktorua në fushën e Biologjisë Mikrobiologe në Tiranë. Dr. Klementina Puto mori gradën shkencore edhe në Universitetin Laibitz Santa Fe në Meksikë. Dr. K. Puto është pedagoge e Biologjisë Mikrobiologe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Tiranës. Ka të botuar disa artikuj shkencor, një monografi dhe ka marrë pjesë në konferenca e simpoziume me 6 kumtesa.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.