Kemal Daca
Magjistër i shkencave organizative
Lindi në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Makinerisë e kreu në Nish. Në të njëjtin Fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe u magjistrua në maj të vitit 1977 me temën: ”ZHVILLIMI I INDUSTRISË SË PLEHRAVE ARTIFICIALË NË RFSJ ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË KXMK “TREPÇA” NË MITROVICË”(sr). Mr. Kemal Daca punoi në OP. Elektroliza e Zinkut në Kombinatin “Trepça” në Mitrovicë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.