← Shfleto

Kastriot Spahiu

Doktor i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi më 1951 në Elbasan. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Kimi inxhinierike, e kreu në Universitetin e Tiranës më 1973. Studimet pasuniversitare i kreu në Stokholm dhe doktoroi në Institutin Mbretëror të Teknologjisë të Stokholmit më 1984. Dr. Kastriot Spahiu në fillim punoi si pedagog i lëndës Kimia e Përgjithshme dhe inorganike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Tiranës. Pas doktorimit punoi si profesor i kimisë bërthamore në Universitetin Politeknik të Chalmers Goteberg të Suedisë. Ka qenë autor i teksteve dhe i shumë punimeve shkencore të botuar kryesisht në revistat e huaja. Dr. K. Spahiu mori pjesë në drejtimin e shumë projekteve kërkimore evropjanë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.