Kajtaz Rrecaj
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1932 në Llaushë të Drenicës-Skenderajt. Shkollën fillore e nisi në Skenderaj dhe e kreu në Prishtinë, kurse Normalen e kreu në Gjakovë. Fakultetin Filozofik – Dega e Albanologjisë-Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Beograd më 1958. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1977 me temën: ”KRIJIMTARIA POETIKE E ALI ASLLANIT” Mr. Kajtaz Rrecaj doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në mars të vitit 1985 me temën: ”KRIJIMTARIA LETRARE E HAKI STËRMILLIT”. Dr. Kajtaz Rrecaj së pari punoi si mësues në fshatrat e Drenicës, si profesor i gjuhës shqipe në Normale të Prizrenit dhe në Gjimnaz të Prishtinës dhe më 1969 zgjidhet Këshilltar në Entin Krahinor të Përparimit të Arsimit dhe të Edukimit. Punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe mbante ligjërata për metodikën e gjuhës shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ka të botuara 45 punime e artikuj, ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.