Kajtaz Fazlia
Doktor i shkencave të bujqësis – agronomisë
Lindi në Turiçec të Drenicës në korrik të vitit 1937. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën Normale e filloi në Mitrovicë dhe e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Bujqësisë – Dega e Lavertarisë e kreu në Zagreb më 1965. Studimet pasuniversitare i ka mbarua në Fakultetin e Bujqësisë – Ekonomia Bujqësore në Novi Sad. Më 1972 ka qenë në subspecializim në lëminë e Ekonomisë Agrare në Fakultetin e Bujqësisë në Carnel University në Ithaka në Nju Jork, ku për shkaqe materiale i ndërpreu studimet. Tezën e doktoratës e ka paraqitur në Fakultetin e Shkencave Bujqësore në Zagreb me titul: ”FAKTORËT E NDËRRIMEVE TË STRUKTURËS AGRARE NË KOSOVË” Kjo temë është e mbrojtur në Universitetin e Kamzës në Tiranë. Dr. Kajtaz Fazlia së pari punoi si mësues në rrethin e Vushtrrisë, mandej si agronom në Skenderaj si kryeinspektor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Punoi në SHLB në Prishtinë mandej në Fakultetin e Bujqësisë si ligjërues i lëndes: Organizimi i punës dhe i prodhimit në bujqësi, drejtor i Institutit të bukës dhe ëmbëlsirave “Kosovarja” në Prishtinë. Me 1999 nga forcat policore serbomallazeze është depërtua në Maqedoni e prej aty në SHBA. Në Nju Jork. Dr. K. Fazlia ka të botuara disa punime shkencore jasht vendit, ka marrë pjesë në simpoziume e konferenca në vend dhe jashtë vendi. Për sukses në punë ka marr 16 mirnjohje dekorata e diploma. Jeton në Nju Jork dhe në Kosovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.