← Shfleto

Kajmak Gazideda

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1942 në Brezdhan të Shqipërisë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Tetovë. Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb më 1970. Specializimin e filloi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës dhe e kreu në Zagreb, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1979 me temën:”MENINGJITI PURULENT NË DHJETË VJETËT E FUNDIT 1967-1977 NË ASPEKTIN KLINIK, EPIDEMIOLOGJIK DHE KAUZAL”. Dr. Kajmak Gazideda prej fillimi ka punuar si mjek në Klinikën Infektive të Spitalit të Prishtinës. Më vonë u zgjodh asistent i Sëmundjeve infektive dhe arriti deri te prof.ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Dr. K. Gazideda si Infektolog ka marrë pjesë në shumë simpoziume në Kosovë dhe jashtë. Në vitin 1994 e përfaqëson Kosovën në një tubim ndërkombëtar në Mexico City. Ka të botuar një numër të konsideruar të punimeve shkencore. Dr. K.Gazideda vdiq në vendin e punës nga sulmi në zemër 24 janar 2003.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.