Kadrush Rama
Magjistër i artit figurativ
Lindi më 1938 në Brainë të Besianës. Shkollën fillore e kreu në Podujevë, kurse Shkollën e mesme (të Artit) e kreu në Pejë. Akademinë e Arteve e kreu në Zagreb më 1966. Po në këtë akademi i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në qershor të vitit 1970 me temën:”PIKTURA E SHTAFELAJNIT”(kr). Mr. Kadrush Rama në fillim punoi si profesor i artit figurativ në Shkollën Normale të Prishtinës mandej në SHLP-Dega e Artit Figurativ - në Prishtinë, prej vitit 1975 punoi në Fakultetin e Arteve në Prishtinë dhe arriti deri te prof.ordinar i lëndes arti i Mbrëmjes. Mr. K.Rama ka organizuar ekspozita personale dhe kolektive në të gjitha kryeqytetet e republikave të Ish jugosllavisë - si dhe jashtë vendit: Tiranë, Liezhë, Paris, Lion, Havanë dhe në shumë kryeqytete - të Evropës. Vdiq në Prishtinë në vitin 2000.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.