← Shfleto

Kadrush Radogoshi

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1948 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1973. Në të njëjtin fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare në Prishtinë, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1986 me temën: ”POETIKA E ROMANIT BASHKËKOHOR SHQIPTAR ME TEMATIKË TË SHEKULLIT XV” Mr. Kadrush Radogoshi ka punuar si profesor i gjuhës shqipe në Gjimnaz të Gjakovës, mandej në Fabrikën e Elektromotorëve të Gjakovës si përkthyes në administratë. Ka të botuara 3 vëllime poezish, 1 roman dhe 1 libër kritikë-ese e studime.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.