← Shfleto

Kadri Bicaj

Doktor i shkencave juridike

Lindi në prill të vitit 1947 në Vrellë të Istogut (Burimit). Shkollën fillore e nisi në Rakosh dhe e kreu në Istog ku e kreu edhe gjimnazin. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik-Drejtimi Juridiko-Penal në Prishtinë, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1993 me temën: ”NARKOMANIA SI DUKURI SOCIO-PATOLOGJIKE, FORMAT DHE SHKAQET E SAJ”. Mr. Kadri Bicaj doktoroi në Fakultetin Juridik të Tiranës në nëntor të vitit 2002 me temën: ”ASPEKTE KRIMINALOGJIKE DHE JURIDIKE TË KRIMINALITETIT TË ORGANIZUAR ME NARKOTIKË NË SHOQËRITË BASHKËKOHORE”. Dr. Kadri Bicaj së pari ka punuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, përfaqësues juridik dhe sekretar në Minierat Kishnicë-Novobërdë, në Fakultetin Juridik të Prishtinës si shef i shërbimeve të përgjithshme dhe ushtrues i detyrës së sekretarit të këtij fakulteti, si shef i punëve juridike në Bankën e Kosovës në Prishtinë. Punoi si avokat. Tash punon si prokuror publik në gjykatën e Qarkut të Prishtinës (si bashkëpunëtor i lartë profesional). Ka të botuara 100 punime profesionale, 3 vështrime, 2 libra si autor dhe 1 si koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.