← Shfleto

K.Ilhami Kryeziu

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1921 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) e filloi në Prizren dhe e kreu në Pejë. Studimet i filloi në Universitetin e Padovës dhe në Firencë, ndërsa pas Luftës së Dytë Botërore i vazhdoi në Grac të Austrisë ku u diplomua në Fakultetin Filozofik të këtij qyteti më 1947 dhe njëkohësisht në Grac edhe doktoroi në shtator të vitit 1947 me temën:”PARAKUSHTËT PSIKOLOGJIKE DHE PEDAGOGJIKE TË MËSIMIT TË GJUHËVE TË HUAJA NË SHKOLLAT E MESME”(gj). Dr. Ilhami Kryeziu diplomën e Nostrifikoi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit më 1977. Dr. I.Kryeziu në periudhën 1947-1954 ka punuar si mësimdhënës në Vjenë mandej kaloi në Institutin e Gjuhëve, lektor i gjuhës shqipe në Universitetin e Bonit. Më 1975 kthehet në Universitetin e Prishtinës si Lektor i gjuhës gjermane në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku më vonë arriti deri te prof. ordinar i gjuhës gjermane në këtë fakultet. Dr. Ilhami Kryeziu është doktori i parë i shkencave të filologjisë pas Luftës së Dytë Botërore nga Kosova. Ka përkthyer nga gjermanishtja dhe latinishtja në shqipe dhe anasjelltas. Ka të botuara 4 tekste, 2 në Gjuhën Latine, 8 studime. Vdiq në Gjakovë më 2006.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.