← Shfleto

Jusuf Osmani

Doktor i shkencës – arkivistikës

Lindi më 1948 në Sllatinë të Madhe të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Ekonomikën) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjeografisë e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Gjeografisë në Zagreb ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1978 me temën: ”KOLONIZIMI AGRAR I KOSOVËS NË MES TË DY LUFTËRAVE BOTËRORE”(kr). Mr. Jusuf Osmani doktoroi në Fakultetin Filozofik të Lubjanës në tetor të vitit 1986 me temën: ”LËNDA ARKIVORE PËR REFORMËN AGRARE DHE KOLONIZIMIN E KOSOVËS 1918 - 1941”(sl). Dr. Jusuf Osmani është kandidat i parë që doktoroi në arkivistikë në Universitetin e Lubjanës (Doktor i parë i arkivistikës në këtë Universitet njëkohësisht doktor i parë shqiptar i Kosovës dhe i vetmi në lëmin e arkivistikës deri më tash). Dr. Jusuf Osmani punoi në Arkivin Komunal të Prishtinës, mandej edhe drejtor i Arkivit të Kosovës. Ka të botuara 27 vepra 3 prej tyre si koautor ka një monografi dhe 75 punime profesionale nga lëmi i arkivistikës dhe 7 punime të botuara jashtë Kosovës. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore në vend dhe jashtë me kumtesa nga kjo lëmi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.