Jusuf Krasniqi
Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi më 1948 në Prapaçan të Deçanit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Deçan, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës në Zagreb ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1978 me temën: ”MBI PASTËRTITË E IZOLATORËVE NË STABILIMENTËT ELEKTROMAGNETIKE”(kr). Mr. Jusuf Krasniqi doktoroi në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës në mars të vitit 1987 me temën: ”MOTORI ELEKTROSTATIK KURORË”. Dr. Jusuf Krasniqi më 1972 u zgjodh asistent i Teknikës së tensionit të lartë në Degën e Elektroteknikës në Fakultetin Teknik të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i lëndëve Teknologjia e materialeve elektroteknike dhe Teknikës së tensioneve të larta në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës. Ka të botuara 16 punime profesionale dhe 20 punime shkencore, 3 tekste për shkolla të mesme dhe 2 tekste universitare. Ka qenë bartës i 1 projekti shkencor dhe pjesëmarrës në 4 projekte tjera shkencore. Ka qenë dekan i Fakultetit të Elektroteknikës në Prishtinë dhe specializoi në SHBA.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.