Jusuf Kelmendi
Magjistër i shkencave të pedagogjisë
Lindi më 1938 në Dubravë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në Pejë, të mesmen (Normalen) në Prizren ku e kreu edhe SHLP . Shkallën e dytë të Fakultetit Filozofik – Dega e Pedagogjisë - e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakulteti Filozofik të Zagrebit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1983 me temën: ”ZHVILLIMI DHE RËNDËSIA E SHKOLLAVE NORMALE TË KOMBËSISË SHQIPTARE NË KSA TË KOSOVËS NË PERIUDHËN 1945-1975”(kr). Mr. Jusuf Kelmendi punoi si mësues dhe arsimtar në rrethinën e Prizrenit, si pedagog në Qendrën e Studentëve të Prishtinës, ku ka qenë drejtor i kësaj qendre. tash është drejtor i Shtëpisë korrektuese të Shtimjes.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.