← Shfleto

Jusuf Gacaferri

Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi në korrik të vitit 1943 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje, Fakultetin e Elektroteknikës e kreu në Beograd më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1977 me temën: ”TEORIA E GABIMEVE NË PROGRAME DHE ZGJIDHJA E TYRE ME NDIHMËN E KOMPJUTERËVE”(kr). Mr. Jusuf Gacaferri doktoroi në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës në janar të vitit 1998 me temën: ”KONTRIBUT ANALIZËS SË URAVE TRANSFORMATORIKE”. Dr. Jusuf Gacaferri në fillim punoi si inxh. Në OP “Elektrokosova” të Prishtinës, më 1969 u zgjodh asistent për lëndët Matjet elektrike, Elektroenergjetika dhe teknika e rregullacionit me kompjuterë në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës ku arriti deri te docenti. Ka qenë drejtor edhe në OP”Elektrokosova”. Vdiq në Prishtinë më 2003.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.