Jusuf Buxhovi
Magjistër i shkencave të historisë
Lindi më 1946 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në Ponoshec, kurse të mesmen në Gjakovë. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Degën e Historisë dhe magjistroi në qershor të vitit 1979 me temën: ”LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT NË DOKUMENTET GJERMANE”. Mr. Jusuf Buxhovi punoi si gazetar i “Rilindjes”, mandej si redaktor dhe kryeredaktor i kësaj gazete dhe si korrespodent nga Gjermania. Ky merret edhe me shkrime. Ka të shkruara: romane, drama, tregime, ka të botuara 12 vepra, dhe është korrespodent i përhershëm i “Rilindjes” nga Gjermania.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.