← Shfleto

Josif Papagjoni

Doktor i shkencave të filologjisë – dramës

Lindi në shkurt të vitit 1950 në Sarandë, shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Në Institutin e Arteve-Dega e Dramës në Tiranë diplomoi më 1972. Punoi si pedagog në Fakultetin e Arteve. Në Institutin e Dramës të Tiranës. Ishte drejtor i teatri të Fushë - Krujës, Pukë e Sarandë. Prej vitit 1987 është punonjës shkencor në Qendrën e studimeve të artit të Akademisë së Shkencave dhe drejtor i saj. Ligjron në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik të Tiranë. Ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës dhe në atë të Tetovës. Mori gradën “Kandidat i shkencave” (1987) dhe gradën “Doktor”, si dhe “Asistent profesor” dhe “ Profesor”. Ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë, është anëtar i Institutit Kombëtar të Teatrit të Parisit dhe anëtar i EPBC të Njujorkut dhe anëtar IVO të Johannessburgut në Austri. Dr. J. Papagjoni ka disa vepra të botuara. Botoi edhe në gjuhën angleze, edhe në Kosovë “Studio Albanika”

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.