← Shfleto

Jorgji Vllaho

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në gusht të vitit 1934 në Delvinë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike në Moskë (Rusi), kurse ka doktoruar në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1980 me temën:” GJEOKIMIA E RAJONIT SUKAXHIKAÇINAR DHE PËRHAPJA E ARIT”. Dr. Jorgji Vllaho së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Kukësit, pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Më 1995 mori titullin “ Profesor i asocuar”. Ka bërë kërkime-zbulime në vendburimet e Gjegjanit e Kukësit. Rezultatet i ka paraqitur në 10 artikuj shkencorë. Është bashkautor i një teksti universitar. Është dekoruar me “Çmimin e Republikës” kl. III. me “Urdhër Pune” kl. III. dhe kl. II dhe me Urdhrin “N.Frashëri” kl. II.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.