Jonuz Zeqa
Doktor i shkencave kimiko – teknologjike
Lindi më 1939 në Shtimje të Lipjanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1977 me temën: ”GURËT GËLQERORË NGA RRETHINA E LIPJANIT DHE VLERA TEKNOLOGJIKE-EKONOMIKE”(kr). Mr. Jonuz Zeqa doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në dhjetor të vitit 1983 me temën: ”KARAKTERISTIKAT FIZIKO-KIMIKE DHE MINERALOGJIKE TË BENTONITIT GUSHICA TË VITIS TË KOSOVËS DHE MUNDËSIA E APLIKIMIT TË TIJË”(kr). Dr. Jonuz Zeqa së pari punoi si mësues pastaj, si mësimdhënës në Qendrën Shkollore të Obiliqit, në Institutin “Inkos”, në Entin e Mbrojtjes së Ambientit ku ishte edhe drejtues i Entit. Ka ligjëruar lëndën gjeokimia në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë në Mitrovicë. Ka specializuar në Çekosllovaki dhe Poloni. Ka të botuara 6 punime shkencore. Vdiq në Prishtinë më 2000.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.