Jolanda Koçi-Osmanlliu
Magjistër e shkencave të mjekësië
Lindi në maj të vitit 1940 në Tiranë. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme të Mjekësisë i kreu në vendlindje. Po këtu e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë dhe diplomoi në Tiranë më 1960. Jolanda magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës në qershor të vitit 1977 me temë: ”TETANOZI” dhe mori gradën “Kandidat i shkencave” në Mjekësi. Mr. Jolanda më 1979 ishte mjekja e parë që mori titullin “Kandidat i shkencave mjekësore” të Epidemiologjisë dhe e higjenës. Këtë gradë shkencore e miratuan Këshilli i atestimit në Ministrinë e Arsimit me numër 28 data 27.12 1979 dhe Këshilli i Ministrave me nr.499 të datës 28 .12 1979. Mr Jolanda Koçi-Osmanlliu bëri shumë studime për difterien dhe për prodhimin e vaksinës kundër kësaj sëmundjeje të fëmijëve. Mr. Jolanda ka qenë ligjëruese e Mikrobiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës. Ka të botuar një serë punimesh shkencore të fushës përkatëse dhe ishte shkencëtare e re e shkollës shqiptare. Vdiq në Tiranë më 1996.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.