Jehona Zajmi – Badivuku
Magjistër e artit muzikor
Lindi më 1968 në Prishtinë. Shkollën fillore, Shkolla e Ulët e Muzikës –Drejtimi i Pianos si dhe Shkollën e mesme të Muzikës i kreu në Prishtinë. Fakultetin e Arteve –Dega e Muzikës gjithashtu e kreu në Prishtinë më 1989. Studimet pasuniversitare i bëri në Akademinë e Muzikës të Beogradit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1992 me temën: ”THERESIEM MESSE”(sr). Mr. Jehona Zajmi pas magjistrimit u zgjodh asistente e lëndës Piano obligate, kor dhe orkestër në Degën e Muzikës të Fakultetit të Arteve të Prishtinës, tash është ligjëruese e kësaj lënde në Akademinë e Muzikës të Prishtinës. Mr. Jehona Zajmi – Badivuku mbajti koncerte për Piano në shumë vende të Kosovës, Shqipërisë dhe gjetiu. Aktualisht jeton dhe punon në SHBA.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.