Jashar Rexhepagiq
Doktor i shkencave të pedagogjisë
Lindi më 1929 në Plavë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen e filloi në Berane dhe e kreu në Pejë. Fakultetin Filozofik -Dega e Pedagogjisë e kreu në Zagreb më 1953. Po në këtë fakultet - në Zagreb edhe doktoroi në nëntor të vitit 1965 me temën: ”ZHVILLIMI I ARSIMIT DHE I SHKOLLAVE TË KOMBËSISË SHQIPTARE NË TERRITORIN E JUGOSLLAVISË SË SOTME DERI ME 1918”(kr). Dr. Jashar Rexhepagiqi së pari punoi si profesor në Normale dhe Gjimnaz të Prizrenit mandej kaloi në Normale të Prishtinës. Ka qenë Këshilltar i Arsimit të KSA të Kosovës, Prof.i SHLP të Prishtinës e më 1962 u zgjodh prof. i Pedagogjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku arriti deri te prof.ordinarë i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. J.Rexhepagiqi ka më tepër se 300 punime profesionale-shkencore të botuara dhe tekste për shkolla të mesme dhe universitare, ka 20 libra. Dr. Jashar Rexhepagiqi është anëtar i rregullt i ASHA të Kosovës në Prishtinë. Ishte edhe nënkryetar i kësaj akademie.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.