Januz Ajeti
Magjistër i shkencave të veterinarisë
Lindi në korrik të vitit 1943 në Tupallë të Medvegjes. Shkollën fillore e nisi në Gjylekreshtë dhe e kreu në Medvegjë, kurse bujqësoren e kreu në Prishtinë. Fakultetin e veterinarisë e kreu në Sarajevë më 1870. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Veterinarisë të Zagrebit ku edhe magjistroi në prill të vitit 1975 me temën: ” KONTRIBUTE MBI SHKALLEN E KONTAMINIMIT TË PËRBËRJEVE TË USHQIMIT TE NE”(kr). Mr. Januz Ajeti së pari punoi në Qendren Bujqësore-Veterinare të Prishtinës, mandej në Institutin e Veterinarisë në Zagreb, prej aty kaloi me punë në Sekretariatin Krahinor të Bujqësisë dhe Pylltarisë u angazhua në Shkollën e Mesme dhe në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës për lëndën Anatomia e kafshëve shtëpiake dhe arriti deri te ligjërues i lartë në këtë fakultet. Mr. J. Ajeti ka të botuara 20 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.