← Shfleto

Jani Vangjeli

Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi në qershor të vitit 1945 në Tiranë. Aty e kreu shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Biologji - Kimi më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri po në këtë fakultet Dega e Botanikës edhe magjistroi në shkurt të vitit 1983 me temën: ”STUDIMI GJEOBOTANIK ( PINUS HELDREICHU SUBS LEKODIOMIS) NË SHQIPËRI” Mr. Jani Vangjeli doktoroi në Institutin e Kërkimeve Biologjike në Akademinë e Shkencave në qershor të vitit 1993. Dr. Jani Vangjeli ka qenë përgjegjës i Sektorit të Florës dhe Ekologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Tiranës. Ka 45 punime profesionale, 8 punime shkencore të botuara dhe 19 monografi. Ka marrë pjesë në 34 konferenca shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.