← Shfleto

Jani Skrami

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në qershor të vitit 1950 në Krujë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1973. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1999 me temën: ” ELEMENTET NEOTEKTONIKE NË ULTËSIREN PANADRIATIKE TË DESHIFRUARA PREJ MATERIALIT SIZMIK”. Dr. Jani Skrami në fillim punoi si inxh. gjeofizik në Ndërmarrjen Sizmo-Gravimetrike të Fierit. Mësimdhënës në Teknikumin e Naftës në Patos, specialist në Institutin Sizmologjik të Tiranës. Ka kryer punime sizmike për studimin e strukturës së rajoneve. Rezultatet e kërkimeve i ka paraqitur në 52 studime dhe mëse 20 artikuj e kumtesa. E ka hartuar një tekst universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.