Jani Mio
Bashkëpunëtor i vjetër shkencor
Lindi në gusht të vitit 1926 në Korçë. Mësimet e para i kreu në Liceun e Korçës në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Ekonomisë së Industrisë në Institutin e Planit në Shën Peterburg (Leningrad). Jani Mio së pari punoi si oficer në njësitë ushtarake në Tiranë, drejtor në Drejtorinë e Bilancit. Zv.president i Komisionit të Planit të Shtetit, drejtor i Kombinatit të Sheqerit në Maliq, ishte anëtar i delegacionit Shqiptar në sesionin e përvitshme të KNER-it në Budapesht, Moskë, Pragë dhe kryetar i palës shqiptare në komisionet e bashkëpunimit tekniko-shkencore me Kinën e Rumaninë. Në vitin 1997 iu dha titulli Bashkëpunëtor i vjetër shkencor. Është autor-bashkautor i më tepër se 9 botimeve dhe i teksteve mësimore, dhe autor i një sërë punimesh. Ka marrë pjesë në simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare në vend dhe jashtë vendit. U dekorua me: “Urdhrin e “Punës” kl. III, “Urdhrin për shërbime të shquara shtetërore” të kl. I dhe të kl. II. Është dekoruar me dekoratë :“Kujtimi”, “Çlirimi” dhe të “Trimërisë”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.