← Shfleto

Jani Ikonomi

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1935 në Vlorë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Teknikumin e Naftes e kreu në Kuçovë. Studimet e larta i filloi në Universitetin e Leningradit (Rusi) dhe i përfundoi në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë më 1963. Po në këtë fakultet edhe ka doktoruar më 1993 me temën: ” LIGJSHMËRIA E SHPËRNDARJES SË DEPOZITIMEVE TERIGJENE NË ULTËSIREN PANADRIATIKE GJAT SHEKULLIT TË TARTONIANIT” Dr. Jani Ikonomi së pari punoi si teknik gjeolog në Ndërmarrjen e Naftës të Patosit, mandej në Drejtorinë e Përgjithshme të Kërkimit të Naftës në Kuçovë e në Fier, si shef Kabineti të Petrografisë. Rezultatet e studimit i paraqiti në 20 artikuj shkencorë. Është larguar dhe shkoi në Greqi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.