Janaq Prifti
Doktor i shkencave të agronomisë
Lindi më 1913 në Arrëz të Kolonjës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse Shkollën e Ulët Bujqësore me sukses të shkëlqyeshëm në Lushnjë. Studimet e larta me bursë të Shtetit, i bëri në Fakultetin e Agronomisë të Firencë (Itali), ku studioi edhe Drejtimin Ekonomiktregtar. Këto studime i kreu me sukses të shkëlqyeshëm më 1946. Gjithë kohën punoi në Ministrinë e Bujqësisë. Ishte ndër specialistët më të përkryer dhe ndër njohësit më të mirë të Ullirit. Dr. Janaq Prifti hartoi një sërë tekstesh për pemtarinë dhe në veçanti për ullirin. Vdiq në Tiranë më 1965. Për meritat e mëdha në punë shkencore në vitin 1970 iu akordua “Çmimi i Republikës” i shkallës së I, II dhe të III-të ( pas vdekjes).
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.