Jakup Nushi
Doktor i shkencave teknike – gjeologjisë
Lindi në tetor të vitit 1938 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Teknik-Drejtimi Xehetari-Gjeologji-Naftës e kreu në Zagreb më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Xehetarisë-Gjeologjisë në Beograd ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1982 me temën: ”MORFOLOGJIA, VEÇORITË STRUKTURO-TEKSTURORE DHE GJENEZA E KROMITEVE”(sr). Mr. Jakup Nushi doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës në qershor të vitit 1990 me temën: ”KARAKTERISTIKAT PETROLOGJIKE DHE SASISË SË VELESHIT NË GRYKËN E KAÇANIKUT”. Dr. Jakup Nushi që nga vitit 1964 punon si gjeolog në minierën “Deva” në Gjakovë, ku ka qenë edhe drejtor i minierës, kurse prej vitit 1976 u angazhua si asistent për lëndët Bazat e gjeologjisë, petrologji, petrografi dhe gjeologjia ekonomike në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës, ku arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka të botuara 12 punime shkencore, 2 tekste universitare. Dr. Jakup Nushin e likuiduan forcat policore serbomalazeze në pranverën e vitit 1999.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.