← Shfleto

Jakup Mato

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1934 në Fterrë të Sarandës. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet i kreu në Gjirokastër. Studimet i bëri në Fakultetin e Filologjisë dega Gjuhë – Letërsi shqipe në Tiranë ku diplomoi më 1959. Më vonë ka marrë gradën shkencore “Doktor” në letërsi. Dr. Jakup Mato pas kryerjes së shkollimit u emërua me punë në Ministrinë e Arsimit, e më pas punonjës shkencor në Institutin e Studimeve Pedagogjike, kryeredaktor i gazetës “Mësuesi”, drejtor për artet në ministrinë e Arsimit e Kulturës në KQ të PPSH. Drejtor i Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) më pas drejtor i qendrës së Studimeve të Arteve të Akademisë së Shkencave të R. SH. Dr. J. Mato ka shkruar 3 libra dhe botuar 2 monografi, studime dhe kritika letrare e shkencore. Ka marrë pjesë në sesione e konferenca shkencore në vend dhe jashtë vendit. Jeton dhe punon në Tiranë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.