← Shfleto

Jakup Hoxha

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në mars të vitit 1952 në Kovaç të Tropojës. Mësimet fillestare i mori në vendlindje, të mesmet në Tropojë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1977. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1992 me temën: ” GJEOLOGJIA DHE TIPARET METALOGJENIKE TË RAJONIT TË GASHIT”. Dr. Jakup Hoxha ka punuar si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike në B. Curr. Ishte drejtor i kësaj ndërmarrjeje, në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës, si dhe në Qendrën Gjeologjike Civile. U specializua në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave, më 1995 mori titullin “Mjeshtër kërkimesh”. Rezultatet e kërkimeve i paraqiste në punime shkencore që botoheshin në vend dhe jashtë, si dhe në simpoziume kombëtare e ndërkombëtare. Ishte pedagog i jashtëm në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.